Showbiz

Brad Pitt mes gjyqeve me ish-gratë. Pas Jolie, edhe Aniston kërkon 100 milionë dollarë

Brad Pitt mes gjyqeve me ish-gratë. Pas Jolie, edhe Aniston kërkon 100

Jennifer Aniston do të padisë ish-partnerin Brad Pitt dhe kërkon si dëmshpërblim 100 milionë dollarë.

Mosmarrëveshja mes tyre buron nga një kompani produksioni që çifti e nisi në fillim të viteve 2000 të quajtur Plani B. Ata e krijuan atë së bashku. Pas ndarjes e menaxhoi Brad Pitt që tashmë po planifikon ta shesë.

Aniston është kundër. Ajo kërkon dëmshpërblim 100 milionë dollarë teksa pretendon se është bashkëthemeluese dhe se kurrë nuk i është njohur ligjërisht kjo gjë.

"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Për sa i përket Jenit, ajo që është po aq e rëndësishme është parimi. Çështja është se ajo ishte një bashkë-krijuese dhe themeluese e Plan B, dhe teksa teknikisht e mbajti Brad, ajo nuk ka marrë kurrë meritën për ndërtimin nga themeli”, tha një burim i afërt me aktoren.

Brad ka gjithashtu probleme ligjore me ish-gruan Angelina Jolie, për një fermë me vreshta dhe kompani të prodhimit të verës.