Showbiz

Bota një portokalle! Dikur Gertës, tani Oltës i kërkohet llogari për motrën në Big Brother

Bota një portokalle! Dikur Gertës, tani Oltës i kërkohet

Ky është Big Brother-i i vërtetë, ai që vendos në duel publik edhe njerëz të familjes, madje edhe motrat.

Olta Gixhari ka reaguar pasi shumë komentues, herë pas here, i kërkojnë të ndërhyjë në debatet që përfshijnë motrën e saj, Gertën, e cila po merr pjesë në këtë edicion të Big Brother-it.

E njëjta situatë ka ndodhur dikur me Gerta Gixharin, kur motra e saj Olta ishte konkurrente në këtë format.

Sot, në një diskutim në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi e pyeti Gerta Gixharin për raportin me të motrën, Oltën, duke shtuar se i kishte uruar asaj fitoren.

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”, tha Rozana, por nuk mori asnjë reagim nga Gerta.

Kjo situatë solli reagim në rrjet dhe Olta Gixhari i është përgjigjur me një shënim në story:

Te dashur miq!

Une punoj ne nje Big Brother tjeter dhe kam nje kontrat per te respektuar.

Une Gerten e mbeshtes cdo dite,dhe do te jete keshtu deri ne fund te jetes tone.

Motren time e dua me shume se ju,dhe nuk duroj dot te ma "preki"njeri.

Ju kerkoj mirekuptim dhe durim!

Me shume dashuri nga une