Showbiz

Bleona Qerreti fushatë me shqiptarët për të votuar Trump

Bleona Qerreti fushatë me shqiptarët për të votuar Trump

Artistja shqiptare Bleona Qerreti e cila prej vitesh jeton në Amerikë po përdor famën e saj për të motivuar shqiptarët që të shkojnë në kutitë e votimit dhe të zgjedhin presidentin e duhur amerikan, sipas saj: Donald Trump.

Ndryshe nga artistë të tjerë me origjinë shqiptare si aktorja Eliza Dushku e cila e tregoi publikisht se votoi për Joe Biden, Bleona mbështet Trump duke thënë se është një zgjedhje e duhur për të ardhmen e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë.

Mbrëmë për 'Opinion', Bleona Qerreti tha se shqitparët në katër 4 vitet e qeverisjes së Trump kanë pasur një jetë më të mirë, ndërsa për Joe Biden ajo tha se nëse fiton, Amerika do kthehet në pronësi të Kinës: 'Kjo situatë në Amerikë tani me Biden kandidat më kujton Shqipërinë e 97-ës'!

Në postimin e fundit në Instagram, Bleona shfaqet në dhomën e ndenjies së hotelit të Trump, Trump International Hotel, Washington D.C, duke pritur ndoshta rezultatet ndonëse është ende herët: Americas Living Room ❤️, shkruan Bleona.

View this post on Instagram

Americas Living Room ❤️

A post shared by Bleona (@bleona) on

Ndërkaq, një ditë më parë, këngëtarja ka postuar foto dhe video nga Michigan ku performoi për komunitetin shqiptar, në mbështje të Trump:

'Doja të falenderoja nga zemra krerët e kulteve fetare dhe drejtuesit e komunitetit shqiptar në Miçigan, që më treguan mbështetjen e tyre të madhe për Presidentin tonë të madh Donald Trump. Shqiptarët në të gjithë botën nuk do ti harrojnë kurrë 45 vitet e komunizmit të pamëshirshëm që kemi duruar. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar me shumicë dërrmuese mbështet Presidentin Donald Trump, personi i vetëm që ka luftuar socializmin për katër vjet'.