Në Royal Albert Hall në Londër u mbajt ceremonia e vlerësimit të modeleve.
Mes të ftuarve të famshëm si Florence Pugh, Tilda Swinton, Naomi Campbell dhe Stormzy, Bella Hadid mori çmimin e models së vitit.
Çmimi iu dorëzua nga Ashley Graham.
Bella u vu në qender të vëmendjes që kur në pasarelën e Parisit u krijua një fustan mbi trupin e saj. Diçka që s'kishte ndodhur kurrë më parë.
"Rrobat nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles," tha Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.