Bella Hadid po kërkon fotografin që e ndihmoi kur ra në mes të pasarelës

E Mërkurë 3 Mars 2021, 10:41
TiranaPost
Ishte viti 2016 dhe ishte sfilata e Michael Kors në Javën e Modës në Paris kur Bella Hadid u rrëzua në pasarelë. Dhe ku? Mu përpara këmbëve të fotografëve. Të gjithë u hodhën në sulm për të shkrepur foton e ditës, të javës së modës, por mbase edhe të vitit, ndërkohë i vetmi që i zgjati dorën për t`u ngritur ishte një djalë, një fotograf. Pikërisht atë kërkon sot Bella.
"Unë dua ta falënderoj atë personalisht që ishte i vetmi që më ofroi një dorë për t`u ngritur kur kisha nevojë", shkruan Bella.