Showbiz

Beckham uron mbretëreshën, fansat e quajnë servil

Beckham uron mbretëreshën, fansat e quajnë servil

David Beckham postoi në Instagramin e tij një album fotosh të mbretëreshës Elizabeth, ku e uronte për jubileun e saj.

Albumi përmbante foto nga fëmijëria e mbretëreshës, foto aktuale dhe një të të dyve bashkë, gjatë një aktiviteti.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe në pamje të parë. Po fansave të Beckham nuk u ka pëlqyer urimi publik.

Beckham uron mbretëreshën, fansat e quajnë servil

Ata e kanë quajtur servil.

Sipas tyre, David dëshiron të marrë titullin “Kalorës”, pas të cilit mundet të vendosë pastaj para emrit të tij fjalën “Sir”, pra “Zotëri”.

Disa vite më parë, David tentoi ta merrte këtë titull, por rezultoi me disa probleme tatimesh të cilat duket se i zgjidhi më vonë. Kështu njerëzit mendojnë se urimi sot s`ka ardhur kot.