Showbiz

Bebe Rexha u shpjegon amerikanëve ç`do të thotë të qerasësh miqtë me tabaka

Bebe Rexha u shpjegon amerikanëve ç`do të thotë të

Në Los Angeles Times Bebe Rexha ka shpjeguar me detaje se si shqiptarët qerasin miqtë.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata punojnë për mua. Për shembull, unë i shërbej edhe zonjës që më pastron shtëpinë.

Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sërë hapash se si i shërben. Nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’ju mirëpresë. Ne kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve, nga më i vjetri tek më i riu në moshë. Të gjithë marrin një copë çokollatë. Më pas u japim pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira. Në fund u japim edhe tortë, nëse kemi, ose kafe nëse duan. Dhe në fund e mbyllim me fruta”, shpjegon Bebe Rexha që mban mend Shqipërinë e një kohe shkuar. Sot, gjithmonë e më shumë traditat po zbehen dhe qerasja me tabaka nuk është aq shumë në modë.