Showbiz

Ish-asistentja e Amber Heard akuzon aktoren: Më ke vjedhur historinë e abuzimit

Ish-asistentja e Amber Heard akuzon aktoren: Më ke vjedhur historinë e

Asistentja e vjetër e Amber Heard ka hedhur akuza të forta mbi aktoren. Ajo pretendon se Amber i ka vjedhur historinë personale të abuzimit dhe po dëshmon në gjyq pikërisht ngjarjet e saj.

Ish-asistentja, Kate James ka punuar për Heard nga viti 2012 deri në 2015-ën.

Ish-asistentja e Amber Heard akuzon aktoren: Më ke vjedhur historinë e

“Unë jam një e mbijetuar e dhunës seksuale dhe është shumë, shumë serioze të hiqesh sikur je e tillë, kur nuk je. Unë jam. Amber jo. Kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse ndihem e fyer”, ka thënë ish-asistentja në një program.

Ajo shton më pas se për eksperiencën e saj të dhunës ka folur me Heard disa herë me mesazhe dhe kur iu rikthye në iCloud bisedave me të, për ta nxjerrë zbuluar, Amber i kishte fshirë. Në chat-in me njëra-tjetrën ka vetëm biseda që nuk ka lidhje me historinë e dhunshme që asistentja ka pësuar, detajet e së cilës i ka ndarë me Amber. Kështu që nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar se Amber po tregon në gjyq historinë e ish-asistentes Kate. Fjala e njërës është kundër tjetrës.