Ardit Gjebrea sqaron pse Piro Çako dhe Arilena Ara u tërhoqën nga gara
E Shtunë 7 Dhjetor 2024, 20:28
TiranaPost
Ardit Gjebrea ka reaguar për herë të parë në edicionin e lajmeve, pak para nisjes së natës finale të Kënga Magjike, pse Arilena Ara dhe Piro Çako u tërhoqën nga gara.
Shkak sipas Gjebreas ka qenë ky i fundit dhe përballja me një problem shëndetësor stinor.
Arditi madje ka treguar për Drini Zeqon se edhe vetë ai e ka zërin e ngjirur sot.
Arilena Ara dhe Piro Çako kishin një nga këngët më të bukura të këtij viti në Këngën Magjike dhe rrjeti zieu sot për largimin e tyre.