Showbiz

Arbana Osmani: Kam qenë pre e bullizmit, por sot iu shkel syrin nga ekrani atyre që thoshin për mua...

Arbana Osmani: Kam qenë pre e bullizmit, por sot iu shkel syrin nga ekrani

Prezantuesja Arbana Osmani ka ndarë me publikun historinë sesi dhe ajo ka qenë pre e bullizmit në shkollë. Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” e ftuar ishte një vajzë e cila gjithashtu ka përjetuar bullizmin dhe Arbana ka rrëfyer eksperiencën e saj me këtë fenomen.

“Në një moment të caktuar të jetës time edhe unë kam qenë pre e bullizmit. Kjo vajza që shikon ti në televizion që duket sikur i ka gjërat, ashtu si thonë amerikanët ‘all figured out’, edhe unë kam qenë e ngacmuar. Edhe unë kam qenë e pasigurt kur kam qenë në gjimnaz. Edhe mua më kanë sharë si ti: ‘ehh u bë kjo, erdhi nga Burreli, u bë kjo...’ dhe unë u bëra në fakt. Kështu që të gjithë atyre gocave që më thanë u bë kjo, po u çoj një shkelje syri nga ekrani...”

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Tiranapost.al