Showbiz

Angelina rrëfen si ka ndikuar në karrierën e saj në Hollywood ndarja prej 5 vitesh me Brad

Angelina rrëfen si ka ndikuar në karrierën e saj në

Kanë kaluar pesë vite që kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt njoftuan fundin e martesës së tyre. Aktorja ka folur hapur për ‘Harper’s Bazaar’ se si ndikoi ndarja e tyre në karrierën e saj në Hollywood.

"Unë e dua regjisurën, por pata një ndryshim në situatën time familjare që nuk më bëri të mundur të drejtoja për disa vjet. Unë kisha nevojë të bëja punë me orar më të shkurtër dhe të qëndroja më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri duke bërë disa punë aktrimi. Kjo është e vërteta e gjithë kësaj", tregon Jolie.

Angelina rrëfen si ka ndikuar në karrierën e saj në

Nga pozicioni i saj pas kameravem me drejtimin e filmave si Unbroken në 2014-ën dhe First They Killed My Father në 2017-ën, aktorja Jolie 45 vjeçe do të shfaqet këtë vit në ekran me rolet në filmat: ‘Those Who Wish Me Dead’ dhe ‘Marvel's Eternals’.

Angelina dhe Brad prej vitesh po merren me procedurat e divorcit, për shkak të betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, që ka nisur që nga viti 2016.

Aktorja pretendoi gushtin e kaluar se gjykatësi që po merrej me çështjen, John W. Ouderkirk kishte marrëdhënie të vazhdueshme biznesi dhe marrëdhënie profesionale me Pitt, gjë që sipas Jolie favorizon ish bashkëshortin e saj. Beteja ligjore vazhdon edhe pse gjykatësi thotë se gjithçka që kërkon klienti i tij (Brad Pitt) është një proces i drejtë.

Ish-çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne Jolie-Pitt.

Angelina rrëfen si ka ndikuar në karrierën e saj në

Fëmijët jetojnë aktualisht me Angelina Jolie, ndërsa babai Pitt i viziton siç ia ka caktuar gjykata.

*Tiranapost.al.