Showbiz

Amal po shikon serialin e vjetër të George Clooney-t dhe si pasojë në shtëpi ka nisur sherri

Amal po shikon serialin e vjetër të George Clooney-t dhe si

Amal po bën atë që gjithë bota bëri gjatë izolimeve, po shikon filma. Meqë e ka burrin aktor është duke parë një serial të vjetër, të 25 viteve më parë “ER” ku burri i saj George Clooney luan rolin e protagonistit. Si pasojë situata është ndezur në shtëpi. Amal është bërë xheloze. Dr. Ross, që luhet nga Clooney, përveçse një pediatër i zoti, është edhe një feminist i pandreqshëm. Lidhjet e tij në film fillojnë dhe mbarojnë brenda serisë. Lidhet dhe ndahet pa u menduar dy herë.

Amal po shikon serialin e vjetër të George Clooney-t dhe si
Foto nga filmi

“Ka qenë shkatërruese për familjen time. Unë i kisha harruar gjërat e tmerrshme që kisha bërë si Dr. Ross. Gruaja ime vazhdoj ta shikojë dhe më thotë: Ti je këtu? A u kënaqe? Mbarove tani, në sezonin 3, do zësh rehat me infermieren Hathaway? Komplet shkatërruese për martesën time”, tha Clooney me humor në një video call me miqtë e tij të kastit nga filmi.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al