Showbiz

“All I Want for Christmas is You”, sa fitime arkëton çdo vit kënga simbol e festave të fundvitit?

“All I Want for Christmas is You”, sa fitime arkëton çdo

Maria Carey njihet veçanërisht për këngën simbol të Krishtlindjeve "All I Want for Christmas is You".

Carey, e publikoi këngën në vitin 1994 si pjesë e albumit të saj të parë të Krishtlindjeve dhe që prej atij viti kënga ka qenë kolonë zanore e disa filmave si dhe është kënduar nga shumë emra të njohur të muzikës botërore si Ariana Grande, Kylie Minogue, Mumford and Sons si dhe Shania Twain.

Por sa fitime monetare i sjell kjo këngë e famshme këngëtares prej thuajse 30 vjetësh?

Sipas Celebrity Net Worth Carey fiton midis 600 mijë dhe 1 milion dollarë gjatë muajve Nëntor-Dhjetor, periudhë gjatë së cilës kënga dëgjohet më së shumti në YouTube dhe përdoret në spote publicitare. Ndërkohë që nga publikimi i këngës për herë të parë e deri më sot kënga përllogaritet të ketë sjellur të ardhura diku rreth 100 milionë dollarë.

Kënga “All I Want for Christmas is You” u certifikua së fundmi me statusin e diamantit nga Shoqata Amerikane e muzikës pasi kishte tejkaluar 10 milionë kopje të shitura vetëm në SHBA.

Pra një gjë është e sigurtë, Mariah Carey fiton miliona dollarë çdo sezon Krishtlindjesh vetëm falë kësaj kënge.