Showbiz

Albëria tregon eksperiencën me Covid-in dhe ka teorinë e saj për mënyrën si erdhi virusi

Albëria tregon eksperiencën me Covid-in dhe ka teorinë e saj

Albërie Hadërgjonaj e ka kaluar virusin teksa ndodhej në Amerikë, që në shkurtin e kaluar. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj me virusin dhe teorinë konspirative në të cilën beson për origjinën e Covid-19.

“Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndaj dua t`u them njerëzve të kenë shumë kujdes sepse nuk është shaka. Se këtu thonë hë se grip është. Jo nuk është e vërtetë. Është një virus që për ata njerëz që kanë imunitet të dobët mund t`ju lërë pasoja nëse shpëtojnë ose mund t`ia marrë jetën. Kur mora urgjencën në telefon, erdhën për të më marrë, por më thanë ‘Zonjë nëse ke ilaçe dhimbjesh të sugjerojmë t`i pish dhe mos të vish në spital se është kaos’.

Java e parë ishte shumë rëndë, tre-katër ditët e para ishin ok, pastaj java e dytë ka qenë një tmerr. Shije s`kam pasur. Zoti është i madh. Unë meditoj. Vetëm ti mund ta shërosh veten tënde”, tha Albëria për NIN.

Ajo ka një teori për mënyrën si erdhi virusi.

“Unë mendoj se ai virus kur është hedhur në fillim, se është hedh me avionë, ka qenë shumë intensiv dhe e ka shkatërruar botën”, thotë Albëria duke besuar në teoritë konspirative.