Showbiz

Aktorja turke rrëfen marrëdhënien e vështirë me babain: Nuk guxonim as ta shikonim në sy

Aktorja turke rrëfen marrëdhënien e vështirë me babain:

Demet Ozdemir, aktorja e njohur për rolin e Zejnep në serialin turk “Shtëpia ime, fati im” është rrëfyer si asnjëherë për jetën private dhe fëmijërinë e vështirë.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Si jetojnë familjet në fshat. Babain e kishim shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, tregoi Demet.