Showbiz

Aktorja e "iCarly" flet për betejën me buliminë dhe anoreksinë: Mund të kisha vdekur

Aktorja e "iCarly" flet për betejën me buliminë dhe

Aktorja shumë e dashur, protagoniste e serialeve për adoleshentë “iCarly” dhe “Sam and Cat” në një intervistë për People ka folur për luftën e saj të gjatë me buliminë dhe anoreksinë.

"Unë isha në një gjendje katastrofike për një kohë të gjatë. Por unë nuk mendoj më për ushqimin në një mënyrë obsesive. Dhe një herë nuk besoja se kjo ishte ndonjëherë e mundur."

Mccurdy ishte vetëm 11 vjeç kur mamaja e saj filloi t’i jepte ushqim të kufizuar. Aktorja gjithashtu tregon se mamaja e saj ka abuzuar me të fizikisht dhe mëndërisht

"Nëna ime tha se ajo mund të më mësonte pakësimin e kalorive dhe ne mund të ishim një skuadër, por që duhej mbaja sekret. Mendova se ishte një mundësi që mamaja ime dhe unë të ishim më afër, tha aktorja.

Aktorja e "iCarly" flet për betejën me buliminë dhe

Mccurdy jetonte me 1.000 kalori në ditë dhe "ndonjëherë haja edhe më pak sepse doja që nëna ime të ishte krenare," kujton ajo.

Në momentin që ajo filloi të luante rolin e Sam Puckett në iCarly, ajo kishte anoreksi të plotë.

"Ironikisht, personazhi im e dashuronte ushqimin," thotë Mccurdy. "Do të kisha skena ku duhej të haja dhe që më pas duhet t’i nxirrja. Unë kisha frikë se do të kishte akoma shumë kalori në trupin tim."

Kur ishte 18 vjeç, nëna e Mccurdy, Debbie u diagnostikua me kancer për herë të dytë dhe rutia e rrezikshme e aktores ndryshoi. "Unë u përpoqa të haja shumë. Unë do të haja gjithçka që shihja. Doja shumë ushqim."

Aktorja e "iCarly" flet për betejën me buliminë dhe

Nëna e saj vdiq në vitin 2013.

Dy ngjarje e shtynë Mccurdy në drejtim të rimëkëmbjes.

"Unë u ligështova në banjën e mikes [bashkë-yllit të iCarly, Miranda Cosgrove]. Isha duke vjellë dhe më ra të fikët në dyshemenë e ftohtë prej mermeri. Kjo më tmerron sepse mund të kisha vdekur, duke u mbytur nga të vjellat e mia."

Incidenti tjetër ndodhi në një banjë aeroplani kur Mccurdy humbi një dhëmb:

"E kuptova që shkatërrimi i vetes nuk do të ndihmonte asgjë. Kisha nevojë të përmirësohesha"

Pas dy vitesh terapi intensive, Mccurdy ishte në gjendje të frenonte varësitë e saj dhe të bënte paqe me vdekjen e nënës së saj.

Tiranapost.al