Showbiz

Aktorja e Disney + ndërron jetë në moshën 29 vjeçare

Aktorja e Disney + ndërron jetë në moshën 29 vjeçare

Kim Mi-soo, një aktore koreano-jugore e cila u shfaq në serialet e Disney+ "Snowdrop" dhe "Hellbound" të Netflix, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

Vdekja e yllit të ri televiziv dhe modeles u njoftua të mërkurën në një deklaratë nga agjencia e saj, Landscape Entertainment.

“Ne duhet të ndajmë një lajm jashtëzakonisht të trishtuar. AktorijaKim Mi-soo është larguar nga ne papritmas më 5 janar”, thuhet në deklaratë.

Aktorja e Disney + ndërron jetë në moshën 29 vjeçare

Agjencia ka bërë një lutje për njerëzit që të përmbahen nga përhapja e thashethemeve dhe raporteve spekulative. Pa dhënë asnjë detaj rreth shkakut të vdekjes së aktores 29-vjeçare.

“Ne kërkojmë sinqerisht që të përmbahemi nga ndarja e thashethemeve apo raporteve spekulative, në mënyrë që familja e tronditur dhe e pikëlluar të mund të përkujtojë me nderim aktoren e ndjerë.”

Vdekja e Kim vjen vetëm disa javë pasi "Snowdrop" - një dramë politike e vendosur në mes të lëvizjes demokratike të vitit 1987 në Korenë e Jugut - u shfaq premierë në Disney+.

Në serialin apokaliptik të Netflix "Hellbound", Kim luajti Deacon Young-In, një nga anëtarët e kultit Neë Truth Society.

Tiranapost.al