Aktori Jeremy Renner plagoset rëndë në një aksident në borë

E Hënë 2 Janar 2023, 16:48
TiranaPost
Aktori Jeremy Renner është në gjendje kritike pasi u plagos në një aksident në dëborë në Nevada.
Renner, i cili luan "Mayor of Kingstown" dhe është paraqitur në disa filma të Marvel Cinematic Universe ishte personi i vetëm i përfshirë në aksident.
"Ne mund të konfirmojmë se Jeremy është në gjendje kritike, por stabile nga një aksident në dëborë", tha një zëdhënës i Renner.