Showbiz

Aktori i ‘Squid Game’, i pari korean që fiton Golden Globes

Aktori i ‘Squid Game’, i pari korean që fiton Golden Globes

Për herë të parë një aktor nga Koreja e Jugut fiton një çmim Golden Globes. Ai është lojtari 001 i serialit “Squid Game”. 77-vjeçari O Yeong-Su është shpallur Aktori më i Mirë në rol mbështetës.

Në serialin e Netflix, ai luante rolin e një të moshuari të përfshirë në një lojë vdekjeprurëse për të çmim të madh monetar. Kaq. Nuk zbulojmë asgjë më shumë, pasi mund të ketë mbetur ende dikush pa e parë.

Seriali theu rekorde shikueshmërie duke u ndjekur në 94 shtete.