Aktori i Rust: Alec Baldwin nuk e kontrolloi armën para se të qëllonte


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në filmin Rust ku Alec Baldwin vrau aksidentalist kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
Një aktor, i cili luan në filmin Rust, Ian Hudson, është shprehur në një intervistë për TMZ se Alec Baldwin nuk e kontrolloi armën para se të qëllonte duke i besuar ndihmës regjisorit se ishte një armë e ftohtë ndërsa aktorëte tjerë i kontrollonin armët 2-3 herë para se të gjuanin.

Aktori, i cili luan rolin e një të arratisuri ka folur edhe për skenat shqetësuese gjatë xhirimeve, pasi përdoreshin armë të vërteta. Hudson tregon se në skenën e fundit ai vdes në një shkëmbin zjarri dhe ishte tmerruar duke e cilësuar kërcënuese për jetën, pasi nuk kishte asnjë lloj mbrojte për aktorët, vetëm për kamerat.
Tiranapost.al.Z.B