Aktori amerikan, Johnny Wactor, u qëllua për vdekje nga disa grabitës, ditën e shtunë 25 maj.
38-vjeçari, i cili njihej për rolin e tij si Brando Corbin në serialin amerikan General Hospital, u vra pasi u qëllua nga grabitësit në Los Anxhelos në orët e para të së shtunës, 25 maj.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga nëna e tij, Scarlett, për TMZ. Sipas agjencisë, Ëactor pa tre grabitës duke u përpjekur të hiqnin konvertuesin katalitik të makinës së tij.
Nëna e aktorit fatkeq tha se djali i saj nuk tentoi të luftojë apo t’i ndalojë ata. Megjithatë, sulmuesit e qëlluan para se të arratiseshin.
Sipas informacioneve të policisë, ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje pak pas orës 3 të mëngjesit. Ëactor u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur pak kohë më vonë.