Showbiz

Aidan konfirmon rikthimin në 'Sex and the City'

Aidan konfirmon rikthimin në 'Sex and the City'

Veç tre vajzave protagoniste, një tjetër rikthim në serialin “Sex and the City” është njoftuar dje. Bëhet fjalë për ish-të fejuarin e Carrie Bradshaw, Aidan Shaw.

Aktori John Corbett konfirmoi rikthimin në prodhimin e ri të serialit të vjetër, në HBO Max.

Corbett u shfaq si i fejuari i Carrie mes 2000-2003 dhe sërish në vitin 2010 në “Sex and the City 2”.

Për sa i përket peshës së rolit të kësaj here, Corbett tha se do të jetë në disa episode.

Sarah Jessica Parker si Carrie, Cynthia Nixon si Miranda, dhe Kristin Davis si Charlotte kanë konfirmuar pjesëmarrjen. E vetmja që nuk do të jetë pjesë është Kim Catrall në rolin e Samantha-s.

Sezoni i ri do të ketë 10 episode.

*Artikulli i Vanity Fair u përshtat në shqip nga Tiranapost.al