Adele shpërthen në lot teksa këndon pasi fansi shfaqet në koncert me foton e gruas së vdekur

E Premte 3 Shkurt 2023, 11:10
TiranaPost
Adele është një nga më të ndjeshmet kur vjen puna tek koncertet e saj.
As kësaj radhe nuk ka shpëtuar pa shpërthyer në lot për shkak të një fansi.
Pasi ka humbur gruan, ai ka vendosur të shkojë tek Adele me foton e bashkëshortes në duar. Teksa shijon muzikën, një baladë të 2015-ës "When we were young" ngre foton e bashkëshortes dhe qan. Adele qan bashkë me të.
“E di që flas me disa njerëz çdo natë, por më pas shoh histori të vogla të njerëzve që ndodhin. Është një burrë atje që mban lart telefonin. Më duket se është fotoja e gruas së tij. Duket sikur ajo është këtu me ne. Më vjen keq për këtë humbje", tha Adele.