Showbiz

Adele përjashton të pavaksinuarit nga koncerti i saj

Adele përjashton të pavaksinuarit nga koncerti i saj

Gazeta The Sun e ka publikuar këtë lajm duke luajtur me titullin e këngës së Adele "Set Fire to the Rain", duke shkruar "Set Pfizer to the Rain".

Kjo është pjesa më komike e asaj që është në fakt serioze. Adele e ka ndarë mendjen. Në koncertin e saj të datës 21 janar, nuk do të ketë asnjë të pavaksinuar. Ky rregull do të sjellë shumë anulime biletash, hotelesh e planesh, por përpara shëndetit, pak rëndësi ka.

Adele përjashton të pavaksinuarit nga koncerti i saj

Kushdo që ka blerë një biletë dhe do të jetë prezent në këtë koncert, duhet të ketë marrë të dyja dozat e vaksinës. Madje të dytën, duhet ta ketë kryer 14 ditë para koncerti (kohë e nevojshme për krijimin e antitrupave). Gjithashtu, edhe pse të vaksinuar, çdo pjesëmarrës duhet të ketë me vete edhe një test negativ të kryer në 48 orët e fundit, para spektaklit.