Showbiz

A thotë diçka për ndarjen, postimi që J.Lo pëlqeu?

A thotë diçka për ndarjen, postimi që J.Lo pëlqeu?

Kryetema e showbizit të këtyre ditëve ka qenë ndarja e çiftit Jennifer Lopez- Alex Rodriguez. Sikur të mos ishte shfaqur pandemia, ata të dy do ishin martuar që pranverën e kaluar.

Në një njoftim për “Today” të dy shkruanin se janë më mirë miq, se do vazhdojnë të jenë të tillë, por se si çift nuk po funksiononte.

A thotë diçka për ndarjen, postimi që J.Lo pëlqeu?

Në të njëjtën ditë, J.Lo ka pëlqyer në Instagram një status ku shkruhet: “Mos e bëj atë të mendojë që ty po të intereson, kur në fakt kurrë s`ta ka ndjerë për të”.

Nuk dihet nëse “like”-u i saj ka lidhje me historinë personale, apo është thjesht një pëlqim pa simbolikë.

Mund të mos binte në sy, nëse J.Lo do t`i lëshonte “like”-t shpesh në Instagram. Por në fakt i ka të kursyera.

Thashethemet u nxitën më shumë pas arsyes që mendohet se solli ndarjen e çiftit. Mediat shkruanin një muaj më parë se Alex e ka tradhtuar dhe pas asaj dite, edhe pse u përpoq të besonte të fejuarin dhe jo lajmet, J.Lo-së iu thye besimi. Kështu të paktën tregoi një burim pranë saj, kur u njoftua zyrtarisht ndarja.

*Artikulli i InStyle u përshtat në shqip nga Tiranapost.al