A ishte vërtet pedofil autori që shkroi ‘Liza në Botën e Çudirave’?
Më shumë se 150 vjet pas botimit, “Liza në botën e çudirave” është ende një nga librat më të lexuar dhe më të pëlqyer për fëmijë në botë. I shkruar në 1865-ën nga shkrimtari, fotografi dhe matematicieni britanik Lewis Carroll , romani nuk ka reshtur kurrë së magjepsuri fëmijët dhe të rriturit, pavarësisht se jeta e autorit të tij është e diskutueshme.
Një dokumentar i realizuar në vitin 2015-ën nga BBC, i titulluar Bota e fshehtë e Lewis Carroll, hulumtoi marrëdhënien mes Lewis Carroll dhe vajzave që ai fotografonte. Në veçanti, lidhja e tij me Liza Liddell-in e vogël, e konsideruar nga shumë si frymëzimi i vërtetë i librit të tij, përfundoi nën lupë. Në dokumentar, Carroll u përshkrua si një "pedofil i shtypur" që fotografonte vajza të zhveshura. Zbulimi i një prej këtyre shkrepjeve rihapi debatin: kush ishte në të vërtetë autori i “Liza në botën e çudirave”?
Lewis Carroll, emri i vërtetë Charles Lutwidge Dodgson, lindi në Daresbury, Cheshire, nga prindër irlandezë. Shumica e familjes Dodgson i përkiste njërit prej dy profesioneve tipike të klasës së mesme të lartë të kohës, përkatësisht ushtrisë dhe kishës. I pajisur me inteligjencë të madhe, Lewis Carroll ishte mësues matematike për 26 vjet pas studimeve, megjithëse mësimdhënia i dukej një profesion pa stimuj.
Ai vendosi t'i përkushtohej shkrimit vetëm pasi takoi shkrimtarin e përrallave George MacDonald, i cili i kishte lexuar draftin e parë të “Liza në botën e çudirave”. Ishte entuziazmi i vajzave të MacDonald-it që e bindi atë të provonte një karrierë si shkrimtar, por me një emër krejtësisht të ri. Lewis Carroll ishte në fakt një deformim i emrit të tij të vërtetë: Leëis ishte versioni anglisht i Ludovicus, nga i cili rrjedh Lutwidge, ndërsa Carroll është version anglez i Charles.
Megjithatë, shumë kohë përpara se të shkruante, pasioni i tij i vërtetë ishte fotografia. Siç dihet, subjekt i shumicës së fotove të tij ishin vajzat. Modelja e tij e preferuar ishte Alexandra Kitchin, e njohur ndryshe si "Xie", të cilën Leëis Carroll e fotografoi rreth pesëdhjetë herë midis moshës 5 dhe 16 vjeç. Modelja e tij më e famshme, megjithatë, është padyshim Alice Liddell, ose e njohur ndryshe si Liza.
Vajza e rektorit të Christ Church, ku Lewis Carroll jepte mësim, u njoh me shkrimtarin në 1856 së bashku me prindërit e saj dhe dy motrat Ina dhe Edith. Familjes Liddell dhe shkrimtarit i pëlqente të kalonin kohë së bashku, të bënin udhëtime dhe pikniqe. Në vitin 1862, gjatë një pasdite së bashku, Carroll shpiku subjektin e një historie fantastike për të argëtuar tre vajzat. Liza i kërkoi që ta shkruante atë dhe ai e bëri.
Ai papritmas ndaloi së fotografuari në vitin 1880, pas 24 vitesh në biznes dhe mbi 3000 fotove. Më pak se një e treta e këtyre imazheve kanë mbijetuar, ndërsa disa janë shkatërruar qëllimisht nga vetë autori.
I pari që foli për natyrën e diskutueshme të këtyre fotove ishte Langford Reed, me esenë e tij të vitit 1932 “Jeta e Leëis Carroll”. Pa aluduar hapur për pedofilinë, Reed vuri në dukje se miqësia e Carroll me vajzat përfundoi kur ato arritën pubertetin. Kështu që eseja e tij i la vendin shumë polemikave që ende sot rrethojnë figurën e shkrimtarit.
Morton Cohen, në “Lewis Carroll, një Biografi” (1995), iu kthye pyetjes shumë më vonë. “Ne nuk mund ta dimë se deri në çfarë mase preferenca e Charles për fëmijët në vizatime dhe fotografi fsheh një dëshirë seksuale. Ai vetë argumentoi se kjo preferencë kishte arsye strikte estetike. Por duke pasur parasysh lidhjen e tijj emocionale me fëmijët dhe vlerësimin estetik të formave të tyre, pretendimi se interesimi i tij ishte thjesht estetik, është naiv. Ai ndoshta ndjeu më shumë sesa donte të pranonte, madje edhe për veten e tij. Sigurisht, ai gjithmonë përpiqej të kishte një të rritur tjetër të pranishëm kur vajza e vogla pozonin për të”.
Në biografinë “In the Shadow of the Dreamchild”, shkruar nga Karoline Leach në 1999 dhe botuar në Itali nga Castelvecchi, del në pah një tjetër e vërtetë. “Carroll ishte një person normal me shije seksuale shumë normale, i shoqërueshëm dhe i interesuar për teatrin. Për të janë shkruar shumë gënjeshtra”, tha Leach, sipas të cilës shkrimtari kishte disa marrëdhënie me gra të rritura.
Leach ishte në gjendje të gjente, midis dosjeve të arkivave të familjes Dodgson, tre faqet e munguara të ditarit të Leëis Carroll të vitit 1863, të datës 27 qershor. Carroll kishte shënuar atje arsyet e ndarjes me familjen Liddell. “Sipas versionit zyrtar, Carroll kishte kërkuar të martohej me një fëmijë. Po në të nuk ka asnjë rresht në të cilin përmendet Liza, përkundrazi flet për mundësinë e një largimi për të shmangur thashethemet e tjera për Inën, e cila mund të jetë motra e madhe apo nëna e tyre, Lorina Liddell, shkurt Ina”.
Cila është e vërteta? Është e pamundur të thuhet me siguri, por ia vlen të dëgjosh fjalët e Vanessa Tait, stërmbesës së Liza Liddell dhe autores së një biografie për stërgjyshen. "Ai ishte një njeri i çuditshëm, por i admirueshëm," rrëfen në dokumentarin e BBC të Carroll. “Nuk dua ta damkos me akuzat e pedofilisë që të gjithë duket se janë të fiksuar sot. Më duket e trishtueshme që është e vetmja gjë që të gjithë duan të dinë për të”.