Showbiz

7 arsyet që mund t`i kenë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit J.Lo dhe Ben Affleck

7 arsyet që mund t`i kenë rikthyer në krahët e

Bennifer janë së bashku në pushime. Ca foto paparacësh që i kanë fotografuar në makinën e tyre po bëjnë xhiro në rrjet. Alex, ish-i i Jennifer me të cilin ishte gati duke u martuar, ndihet i shokuar. Kështu thoshtë sot një burim pranë tij. Ai mendonte se kishte ende shpresa për pajtim, por çfarë mund t`i ketë bërë sërish bashkë Jennifer dhe Ben, pas 17 viteve të ndarë?

7 arsyet që mund t`i kenë rikthyer në krahët e
Foto paparaci

Ndihen të mërzitur

Nuk i kanë ecur punët mirë dhe po përpiqet të kalojë ca kohë me të. Jennifer sapo është ndarë nga Alex, kurse Ben është vetëm dhe në kërkim real e virtual për një të dashur. Ai gjithmonë ka pasur probleme të vazhdueshme me alkoolin.

Nuk kanë nerva për një partner të ri

Mbase s`do të nisë nga fillimi fare diçka të re. Mendon se do të jetë më e lehtë të rinisë aty ke e ka lënë sesa të kërkojë një të ri. Më mirë me dikë që njeh, sesa me dikë që nuk e njeh fare.

Mbase se i mungon

Po, mund të ndodhë edhe që t`i ketë marrë malli për njëri-tjetrin. 17 vite të ndarë, nuk janë pak.

Janë penduar për ndarjen

J.Lo tha njëherë se mes saj dhe Ben kishte pasur dashuri të vërtetë, por presioni nga mediat i çoi drejt ndarjes pak para se të martoheshin. Ndoshta janë penduar që nuk e çuan deri në fund.

E kanë njëri-tjetrin rezervë

Është si të dish që ai apo ajo do jetë gjithmonë aty dhe shkon nga shkon mund t`i rikthehesh sa herë të duash.

Fiksimi pse më la

Ai që është “i lëni” mund të ketë krijuar atë fiksimin ‘Pse’. Tani do të marrë thjesht përgjigjen. Mund të jetë J.Lo, mund të jetë Ben. Njëri, jo të dy.

Thjesht seks

Janë dy të rritur beqarë, që e njohin njëri-tjetrin në detaje dhe po kalojnë kohë intime bashkë. Përse jo?

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al