6 personazhe të famshëm që nuk lindën në famë dhe pasuri, por që me talentin e tyre ia dolën mbanë
Disa nga aktoret tona të preferuara si Angelina Jolie dhe Dakota Johnson ndoqën hapat e prindërve të tyre të famshëm kur zgjodhën karrierën e tyre. Nga ana tjetër, disa të tjerë të famshëm kanë pasur një jetë të thjeshtë përpara se bëheshin të tillë.
Më poshtë keni 6 njerëz frymëzues që nuk kanë lindur në famë dhe pasuri, por që me talentin e tyre ia dolën mbanë.
1. Jessica Chastain
Jessica Chastain shpjegoi në një intervistë se ajo është personi i parë në familjen e saj që mund të shkojë në kolegj. Aktorja studioi për dramë në shkollën prestigjioze Juilliard falë një burse që i dha Robin Williams.
2. Mila Kunis
Si adoleshente, Mila Kunis filloi të punonte në të njëjtin dyqan ku ishte e punësuar nëna e saj.
3. Harrison Ford
Para se të bëhej i famshëm, aktori i njohur ka punuar si marangoz profesionist për t'ia dalë mbanë. Për më tepër, ai u zbulua nga regjisori George Lucas ndërsa punonte në zyrën e Francis Ford Coppola dhe iu ofrua shansi të luante Han Solo.
4. Rachel McAdams
Rachel McAdams punonte në Mc Donald’s përpara se karriera e saj e aktrimit të niste.
5. Adam Driver
Adam Driver lindi nga prindër që kishin punë të thjeshtë. Kur ai u zgjodh për shfaqjen televizive Girls , ai ishte i vetmi aktor kryesor, familja e të cilit nuk kishte lidhje me industrinë e filmit.
6. Leighton Meester
Edhe pse në një nga rolet e saj më të famshme, Leighton Meester luante një vazjë të pasur, në realitet, aktorja lindi ndërsa të dy prindërit e saj vuanin dënimet me burg. Për Leighton kujdeseshin gjyshërit e saj përpara se nëna e saj të lirohej. Më vonë, familja e saj vuajti financiarisht, por aktorja tha se ata ende i dhanë asaj një fëmijëri të lumtur.
7. Mariah Carey
Mariah Carey nuk e shihte shumë shpesh babanë e saj dhe nëna e saj punonte disa punë ndërsa ajo e rriti vetëm. Si e re, Mariah-s iu desh të punonte me kohë të pjesshme për të paguar qiranë e saj, ndërkohë që ajo ndiqte edhe këngën në të njëjtën kohë