Showbiz

24 vjeçari tenton të futet në rezidencën e Kim Kardashian: Është gruaja ime

24 vjeçari tenton të futet në rezidencën e Kim Kardashian:

Një burrë është afruar pranë portës së shtëpisë së Kim Kardashian në Hidden Hills të Kalifornisë. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar dhe sipas mediave 24 vjeçari pasi u ndalua nga policia ka thënë se do të takohej me Kim madje duke shtuar se ai është i martuar me yllin e Reality Show.

24 vjeçari tenton të futet në rezidencën e Kim Kardashian:

24 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë, por duke lënë një mister pas se çfarë kërkonte dhe pse bëri deklarata ta tilla për Kim? Në rezidencën e saj janë vendosur forca sigurie shtesë.

Ndërsa vëmendja ditët e fundit është përqendruar më shumë tek divorci i saj me reperin Kanye West pas shtatë vitesh martesë.

24 vjeçari tenton të futet në rezidencën e Kim Kardashian:

Kim Kardashian dorëzoi zyrtarisht kërkesën për divorc më 19 shkurt dhe kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre. Të dy Kardashian dhe West nuk kanë pranuar ta trajtojnë publikisht këtë lajm.

Një muaj para se lajmi i divorcit të dilte në publik, për Kardashian 40 vjeçe u raportua se ka shitur 20 përqind të KKW Beauty tek City Inc. për 200 milion dollarë.

*Tiranapost.al.