Shije

Video/ Si ka ndryshuar dieta jonë që nga 1980-ta?

Video/ Si ka ndryshuar dieta jonë që nga 1980-ta?

Me çfarë po i ushqejmë fëmijët? Ҫfarë konsumonin njerëzit dikur dhe si ka ndryshuar tani? Në një analizë të bërë në BBC përshkruhet ndryshimi me shifra konkrete, nga 1980 e në ditët e sotme. Të dhënat i përkasin Britanisë së Madhe, por diferencat e vogla nga shteti në shteti nuk e zhvlerësojnë përgjithësimin e kësaj analize.

Frutat dhe perimet kaq qenë gjithçka që familjet konsumonin në vitet 1980. Përveç vajit, sheqerit, kripës dhe mishit.

Po sa konsumojnë sot për ushqimin e gatshëm?

Në vitin 1980:

58% e shpenzimeve ishte për ushqime thelbësore, të freskëta, përbërës me të cilët gatuheshin vaktet.

Dhe 26% shpenzoheshin për ushqim të shpejtë.

Në vitin 2000 (20 vite më vonë)

Shpenzimet për përbërësit e freskët u tkurrën në 28%.

Shpenzimet për ushqim të shpejtë u dyfishuan në 44%.

Në 1980-ën, 7% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar vuanin nga obeziteti, në vitin 2000, ishin 20%.

Sot, 57% të kalorive njerëzit i marrin nga ushqimet e shpejta. Kjo përqindje është mesatarja, pasi tek fëmijët shkon në 64%, kurse tek adoleshentët në 68%.

Video:


*Tiranapost.al