Shije

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një tavolinë plot me receta 

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një

Rreth tryezës së festave. Për të shijuar mbi të gjitha gjelin e detit. E keni gatuar gjithmonë të pjekur në furrë? Ka edhe mënyra të tjera për t'i shtuar tryezës pjatën më tradicionale. Ja alternativat se si mund të gatuhet gjeli.

Makarona të vogla me lëng gjeldeti

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një

Përbërësit

200 g makarona të vogla

1 kofshë gjeldeti

300 g gjoks pule

1 qepë

1 karotë

3 fara karafili

1 degë selino

40 g djathë deleje i grirë

Kripë

Përgatitja

1) Lani dhe pastroni kofshën e gjeldetit dhe vendoseni në një tenxhere me 2 l ujë bashkë me qepën, karotën dhe degën e selinos.

2) Lërini të ziejnë për 1 orë. Më pas, hiqni mishin dhe perimet dhe kullojeni lëngun. Hidhini kripë.

3) Vendoseni përsëri në zjarr, duke i shtuar farat e karafilit dhe më pas gjoksin e pulës dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

4) Hiqni farat e karafilit dhe gjoksin e pulës, të cilin pasi ta keni prerë në copa bashkojeni përsëri me lëngun duke e përzier vazhdimisht.

5) Hidhni makaronat e vogla dhe lëreni të ziejë për 6 minuta. Pastaj servireni, duke i hedhur djathë deleje të grirë.

Supë me gjeldeti

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një

Përbërësit

1 gjeldeti i pastruar

80 g proshutë krudo

100 g bukë

50 g miell

2 vezë

40 g parmixhan i grirë

Pak arrë moskat

Kripë

Përgatitja

1) Vendosni gjelin e detit në një tenxhere të madhe me 3 l ujë dhe lëreni të ziejë për të paktën 1 orë e gjysmë. Pastaj filtroni lëngun, hiqni një litër mënjanë dhe hidhini kripë.

2) Eliminoni koret e bukës dhe zhytini në lëngun gjelit. Pastaj nxirrini me kujdes.

3) Prisni hollë proshutën, vendoseni në një ene, shtoni bukën, vezët, miellin, arrën moskat, kripën dhe filloni ta punoni masën me duar derisa të formohet një masë homogjene.

4) Filloni të bëni me duar qofte të vogla dhe hidhini për të zier në lëngun e gjelit për 5 minuta.

5) Hidheni supën nëpër pjata dhe pudroseni me parmixhan të grirë.

Gjeldeti i mbushur

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një

Përbërësit

1 gjeldeti 2 kg

250 g patate -

200 g salsiçe

2 vezë

40 g djathë dele i grirë

5 lugë vaj ulliri

200 g qepë

250 g lakra Brukseli

2 speca të kuq

2 gjethe dafine

Kripë

Piper

Përgatitja

1) Pastrojini me kujdes patatet dhe ziejini për 30 minuta. Pastaj qërojini dhe thajini.

2) Hiqni lëkurën e salsiçes dhe skuqeni në tigan, pa shtuar yndyrë. Bashkoni dy përbërësit, pastaj shtoni vezët, djathin e deles dhe kripën.

3) Pastroni gjelin, digjni mbetjet e pendëve mbi flakë, hidhini kripë nga brenda dhe mbusheni me masën e përgatitur. Vendoseni në një tavë, ku keni hedhur 3 lugë vaj ulliri dhe piqeni për 30 minuta në furrë në nxehur me 180 °.

4) Shpëlani specat, pastrojini nga brenda dhe prijini në kuadrate. Pastroni dhe qepët dhe lakrat. Hidhini të gjitha perimet në tigan të madh, shtoni vajin e mbetur, gjethet e dafinës dhe lërini në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, me kapak. Shtoni kripë dhe piper.

5) Servireni gjelin të ndarë në copa bashkë me perimet.

Rosto gjeldeti

Vetëm me një gjel deti mund të mbushësh një

Përbërësit

700 g gjoks gjeldeti

100 g mustardë frutash mikse

4 kumbulla të thata

1 tufë majdanoz.

80 g pancetë

1 gotë verë e bardhë

30 g gjalpë

Kripë, piper

Përgatitja

1) Shtrijeni gjoksin e gjeldetit mbi një copë letër furre, mbulojeni me një fletë të dytë dhe rriheni lehtësisht me rrahësen e mishit. Prini në copa frutat mustardë e kumbullat e thata dhe lani majdanozin.

2) Radhitni mbi mishin e rrahur, hidhini kripë, piper dhe pastaj rrotullojeni mishin. Vendosini sipër fetat e pancetës, lidheni me spango dhe vendoseni në tavë.

3) Hidhini sipër gjalpin dhe verën dhe futeni në furrë në temperaturën 180° për 35 minuta, duke e lagur herë pas here roston me lëngun e tij. Hiqni spangon, prijeni në feta dhe servireni me lëngun e vet.

Sallatë e ngrohtë me gjeldeti

Përbërësit

400 g gjeldeti i zier

4 patate mesatare

60 g kastraveca turshi

50 g ullinj

1 lugë kaperi

100 g majonezë

1 lugë vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

1) Qëroni patatet, lajini, prijini në kubikë dhe gatuajini në avull për 15 minuta, duke shtuar në dy minuta fundit gjelin e detit të prerë në kubikë, në mënyrë që të ngrohet. Prisni kastravecat dhe ullinjtë në copa. Shpëlani kaperit.

2) Bashkoni patatet, gjeldetin, kastravecat, ullinjtë dhe kaperin, shtojini pak vaj ulliri, kripë, pipër, përziejini, shtojini majonezë dhe përziejini sërish.

Tiranapost.al