Starbucks ka njoftuar se po lançon kafe me vaj ulliri në Itali.
Shefi ekzekutiv Howard Schultz thotë se vaji i ullirit e përmirësoi shijen e kafesë.
Starbucks është ndër bizneset kryesore amerikane që janë përballur me pengesa teksa janë përpjekur të zgjerohen në tregun italian të ushqimit dhe pijeve.
Kjo sepse Italia është e famshme për kafenetë e saj të pavarura dhe shpesh të drejtuara nga familja.
"Tani, do të ketë njerëz që thonë, vaj ulliri në kafe? Por prova është në filxhan," tha zoti Schultz në faqen e internetit të kompanisë.
“Në më shumë se 40 vjet, nuk mund të kujtoj një moment ku të kem qenë kaq i emocionuar", shtoi ai.
Tiranapost.al