Shije

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në Instagram

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në

Instagrami u mbush sot me torta.

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në

Juli Zguro, chef i një prej restoranteve më të mirë në Tiranë, i Tribe postoi videon e një torte jo në përmasa normale. Mbi të kishte fruta pylli dhe kërpudha, fiks si ato që hëngri Liza në Botën e çudirave dhe u bë pastaj gjigante, si kjo torta.

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në

Edhe Iva Tiço kishte ditën për të ndarë një recetë të çuditshme torte, pa pjekje.

“Cheese cake pa pjekje me caj matcha nuk eshte e komplikuar si emri ?. Eshte cheese cake normal, me flete xhelatine ku shtohen dhe rreth tre luge çaji jeshil, qe jep kete ngjyren e bukur dhe nje shije te fresket (ju ve dhe ne paqe me ndergjegjen qe po ushqeheni shendetshem)”, shkruan Iva, që recetën do ta ndajë më vonë tek Rozmarina.al.

Sot ishte dita e tortave si Liza në Botën e Çudirave në

Ditën për Tortë e kishte edhe Adda`s All. Ajo e quan kekun e së dielës, ndaj mund ta gatuash nesër.

Kjo është receta:

Një kek me bazë të thjeshtë pandispanje me aromë mandarine dhe limoni, por i dekoruar me gjithë finesën e mundshme për çajin e pasdites. Kek i dalë nga “Liza në botën e çudirave” i thjeshtë në përgatitje, por që ngjan sikur t’i keni kushtuar gjithë kohën tuaj.... Edhe ju këtë doni, të bëni figurë të mire, apo jo?!

“Kek me fruta me aromë mandarine dhe limoni”

Për bazën

Për një tavë keku drejtkëndore me përmasat 25 cm me 15:

6 vezë në temperaturë ambienti

100 gr. Sheqer

150 gr. Miell Manitoba*ose 00

2 lugë të vogla lëkura të 1 limoni të grira me rende

2 lugë të vogla lëkura të 2 mandarinave të grira me rende

1 lugë të vogël ekstrakt vanilje*

Pakëz kripë

Për kremin me sheqer:

400 gr. Sheqer pluhur

Lëngu i 1 limoni

Për dekorin:

Fruta pylli të ndryshme

1 limon

Gjethe mendre

Përgatitja

Ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat.

Tek të bardhat e vezëve shtoni pakëz kripë, rrihini derisa të formohet shkuma.

Shtoni sheqerin pak nga pak dhe përzijeni derisa masa e bardhë të jetë bërë e shndritshme.

Shtoni një nga një të verdhat e vezëve, gjithmonë duke i përzierë me rrahësin elektrik.

Shtoni vaniljen dhe lëkurat e agrumeve.

Shtoni duke situr pak nga pak edhe miellin dhe përzijeni me delikatesë me spatulën e gomës nga lart poshtë, që mos i ulet volumi.

Përgatisni tavën*, duke e lyer me pak gjalpë dhe pluhuroseni me miell.

Derdhni në të brumin.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.

Para se ta hiqni nga furra bëni provën e shkopit*

Hiqeni, lëreni të ftohet plotësisht.

Përgatisni kremin e sheqerit, duke përzierë lëngun e limonit të filtruar me sheqerin pluhur.

Përzijeni mirë derisa të krijoni një krem lisho.

Shtrojeni sipër kekut duke e niveluar mirë.

Lëreni të mpikset paksa dhe më pas priteni kekun në katrorë.

Sipër çdo katror dekorojeni me feta limoni, fryta pylli dhe gjethe mëndre.

Lëreni që kremi i sheqerit të kristalizohet plotësisht para se ta shërbeni.