Si e bën tiramisunë Sophia Loren? Zbuloni recetën origjinale në 86-vjetorin e saj
Të jesh sekssimbol nuk është fare keq, po sikur të jesh edhe kuzhiniere e mirë atëherë do të ishte perfekte. Veçori këto që i zotëron Sophia Loren. Ka fituar ndër vite një reputacion shumë të mirë si kuzhiniere dhe një ndër pjatat më të mira është tiramisu. Sipas recetës në librin e saj të gatimit do të mund të shijoni ëmbëlsirën klasike italiane, ashtu siç duhet.
Përbërësit:
3 vezë të ndara
5 lugë sheqer
170 gram krem djathi
1 pako me biskota të gjata, nga ato me 36 copë
1 filxhan liker portokalli
1 filxhan kafe ekspres
50 gram çokollatë e hidhur
½ e filxhanit me kakao pluhur
Përzieni të verdhën e vezëve dhe sheqerin në një tas të mesëm. Në një tas tjetër vendosni të bardhët e vezëve, kurse në një tjetër tas më të madh, hidhni përzierjen e vezëve dhe sheqerit me kremin e djathit, pastaj shtoni edhe të bardhën e vezëve për të krijuar një përbërje të butë.
Shtroni pastaj biskotat e gjata dhe me një lugë njomini me liker dhe kafen ekspres. Më pas hidhni sipër përbërjen që përftuat dhe pluhurin e kakaos. Vendosni pastaj një tjetër shtresë me biskota dhe sipër saj likerin dhe ekspresin e mbetur.
E gjitha kjo vendoset në frigorifer për të paktën 12 orë dhe më pas ju bëftë mirë tiramisuja nga Sophia Loren.