Sallata me avokado dhe erëza, idealja për verën e nxehtë

E thjeshtë për t`u përgatitur, e freskët dhe me vlera të mëdha ushqyese.
Përbërësit për katër persona
1 tufë e madhe koriandër
1 tufë majdanozi
2 fije qepë të njoma të grira shumë imët
1 spec djegës i copëtuar imët
1-2 thelpinj hudhra të grirë imët
½ e lugës së çajit me kripë
2 lugë uthull
½ e filxhanit me vaj ulliri
4 kokrra avokado të qëruara dhe të prera në feta
4 lugë çaji me kaper
Piper i zi
Koha: 30 minuta
Përgatitja
Hapi i parë
Bëni gati në copa të imëta gjethet koriandër dhe hidhini një një tas të madh.
Hapi i dytë
Në tas të shtoni të grirë majdanozin, qepët, kripën, uthullën, vajin, hudhrat dhe specin djegës.
Hapi i fundit
Shtoni avokadët, pasi t`i keni përzierë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund spërkateni edhe njëherë me pak kripë dhe piper të zi.
Për më shumë, pjata do duket si në foto.
*Burimi https://cooking.nytimes.com/