Shije

Receta të shëndetshme për nepsin e shtatzënave 

Receta të shëndetshme për nepsin e shtatzënave

Një shenjë treguese se dikush është shtatzënë edhe kur akoma nuk e ka zbuluar është kur nuk ha.

Shmang krudot, shmang proshutën, shmang shampanjën edhe gjatë një dollie. Goop nuk është përqendruar në ato që një shtatzënë nuk ha, por në ato që ha.

Gerda Endemann, drejtoresha e shkencës dhe kërkimit ka sugjeruar çfarë vlen më shumë për shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Nënat e reja dhe ato në pritje kanë treguar përvojat e tyre me ushqimin dhe dëshirat. Shkurtimisht: Ato janë goxha të uritura. Duan t'i japin foshnjës së tyre ushqimet më të mira të mundshme. Dhe ato gjithashtu duan burritos.Ato duan ushqim të mirë, të shijshëm dhe karbohidrate.

Ndaj Goop i ka bashkuar këto sugjerime në realizimin e super recetave të mira, të shijshme dhe të shëndetshme.

Qull hashureje për mëngjes që ka vlera të mëdha sidomos në tremujorin e parë

Receta të shëndetshme për nepsin e shtatzënave

Receta numër 1

1 filxhan kokrra hashure

4 gota qumësht bajame të pa ëmbëlsuar

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji pluhur vanilje

¼ filxhan fara chia

¼ filxhan fara të shtypura të lirit

Shërbehet me:

banane të prera në feta

arra të pjekura

kanellë

1. Përzieni kokrrat e hashures, qumështin e bajames, mjaltin, kripën, pluhurin e vaniljes dhe 2 gota ujë në një tenxhere me zjarr të ngadaltë. Vendoseni në temperaturë shumë të ulët dhe lëreni të ziejë për 8 orë.

2. Kontrollojeni pas 8 orësh. Do të duket shumë e hollë, por mos u shqetësoni. Trazojeni me forcë për disa minuta për të ndihmuar në shpërbërjen e kokrrave dhe krijimin e niseshtes, të cilat do ta trashin lëngun. Pastaj shtoni farat chia dhe farat e lirit dhe vazhdoni të trazoni - farat chia gjithashtu do të ndihmojnë në trashjen e qullit. Sipër hidhni banane, arra dhe kanelle.

Receta të shëndetshme për nepsin e shtatzënave

Receta numër 2

Sanduiç me qofte perimesh dhe brokoli

1/2 qepë e bardhë

6 thelpinj hudhër

6 lugë vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

panxhar të gatuar

Kërpudha kremini

Kngull i njomë me madhësi të mesme

1 lugë çaji rigon të thatë


1 lugë çaji fara kopër

½ mish viçi

¼ filxhan Parmixhan të integruar

¼ filxhan thërrime buke (pa gluten)

1 kavanoz salcë marinara

Brokoli i zier

1. Skuqni qepën dhe hudhrën me 3 lugë vaj ulliri në tigan dhe me një majë luge kripë.

2. Ndërsa qepët dhe hudhra djersijnë, shtoni panxharin, kërpudhat dhe kungullin e njomë. Pastaj shtoni atë në përzierjen e qepës dhe hudhrës së bashku me një majë ,luge tjetër kripe dhe rigon, kopër. Gatuajeni këtë përzierje për rreth 10 minuta, derisa të gjitha aromat të jenë shkrirë dhe të fillojë të karamelizohet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

3. Shtoni mishin e grirë të viçit, Parmixhanin, thërrimet e bukës dhe kripën në një tas. Pasi të jetë ftohur mirë, shtoni përzierjen e panxharit. Përziejini butësisht dhe formoni në qoftet.

4. Në të njëjtën tenxhere të cekët apo tigan ngrohni 3 lugë gjelle vaj ulliri ne temperaturë të lartë dhe shtoni qoftet. Pasi të jenë skuqur shtoni salcën marinara në tigan (kujdes se mos kërcet vaji). Mbulojini dhe lërini të ziejnë për rreth 30 minuta.

5. Ndërsa qoftet ftohen skuqni pakëz brokolin. Kaurdiseni për rreth 8 minuta, duke e trazuar herë pas here. Pastaj shtoni hudhrat duke zvogëluar pak nxehtësinë për të shmangur djegien e hudhrës. Gatuajeni edhe për 3 deri në 5 minuta. Lëreni mënjanë.

6. Gjithë përbërjet, sipas dëshirën futini në një bukë sanduiçi. Dhe kështu ha edhe sanduiç, por edhe shëndetshëm.