Shije

Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian çdo mëngjes në verë

Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian

Fakt interesant: Recetën e këtij çaji e ka dhënë Grace, mamia e fëmijëve të Kourteney. Çaji me përbërës organic synon të rrisë imunitetin. Ai kombinohet me shafran dhe xhinxher. Është i përshtatshëm për t`u konsumuar në mëngjes esëll.

Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian

Receta për 2.

Përgatitja për 15 minuta

Përbërësit:

1 litër ujë

1 mollë e kuqe (të ndarë në katër copa)

2 shkopinj kanellë

8 karafila të thatë

¼ e lugës së çajit me shafran

Pak xhinxher

1 tufë mente

1 limon

¼ e lugës së çajit me kardamon

Mjalt

Përgatitja:

Bashko ujin me mollën, kanellën, karafilin, shafranin, xhinxherin, menten dhe kardamonin në një enë të madhe. Shtrydhni gjysmën e limonit në enë, gjysmën tjetër e presim hollë. Vëreni të gjithën të ziejë për 10 minuta, të mbuluar. Shtoni 1 lugë çaji me mjaltë në fund të secilës gotë. Kulloni çajin mbi mjaltë që të tretet.

Dhe, ju bëftë mirë!

*Receta marrë nga Poosh u përshtat në shqip nga Tiranapost.al