Shije

Po mendohesh çfarë të gatuash për drekë? Bëj karbonara meqë kjo recetë ka 70-vjetorin sot

Po mendohesh çfarë të gatuash për drekë? Bëj

Nëse akoma nuk ia ke vënë emrin drekës, bëj karbonara. Sot kanë ditën e tyre, madje 70-vjetorin e krijimit.

Recetën? Ja ku e ke

Përbërësit

350 gram spageti

30 gram pecorino (djath dele)

2 të verdha veze

Kripë

120 gram pançetë

20 gram djath parmixhan

Vaj ulliri

piper

Përgatitja

Prije pançetën në kubikë të vegjël, në rast se e ke blerë të paprerë.

Përziej të verdhat e vezëve me djathin e deles duke i shtuar 40-50 gram ujë. Pançetën ndërkohë hidheni në tiganin me vaj dhe lërini sa të bëhen krokante.

Më pas shtojani pançetën spagetit që kanë zjerë dhe në fund hidhni përbërjen e vezës me djathin. Piperin dhe kripën shtojeni sipas dëshirës.

Kujdes! Këtë përzierje mos e bëni në zjarr se përndryshe do i skuqnit të verdhat e vezëve.