Shije

Pije këtë pasdite një çaj Trumze, por më parë mëso përgatitjen dhe përfitimet e tij 

Pije këtë pasdite një çaj Trumze, por më parë

Trumza ka veti mjaft të fuqishme anti- virale nëse përdoret si çaj dhe është i domosdoshëm për Epstein Barr, Shingles, Hepatitis, Gripi, Herpes, Cytomegalovirus, HPV, etj.

Nëse merret rregullisht, mund të ndihmojë ndjeshëm në zvogëlimin e ngarkesës virale në trup, gjë që e bën atë shumë të dobishëm për ata që vuajnë nga Sindroma e Lodhjes Kronike, Fibromialgjinë, Tiroiditin Hashimoto, Artritin Reumatoid, Lupusin, Vertigon, Tinitusin dhe Sklerozën e Shumëfishtë.

Çaji i trumzës gjithashtu ndihmon në stimulimin e kujtesës, lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe tensionit të muskujve, qetësimin e kollës, lehtësimin e etheve dhe luftimin e ftohjeve dhe infeksioneve. Ai gjithashtu përmban një përbërje të quajtur carvacrol e cila është një qetësues i shkëlqyeshëm natyral dhe ka një efekt qetesues në të gjithë sistemin nervor. Trumza është një burim i mirë i piridoksinës që dihet se luan një rol në rregullimin e modeleve të gjumit dhe lehtesimin e niveleve te stresit!

Pergatitja e cajit

2 degëza trumze të freskët ose 1-2 lugë trumzë të thatë

Uje i vluar sa per 1 filxhan caji

opsionale: feta limoni / ose mjaltë natyral ( nga ai qe bejne bletet dhe blihet direkt tek bletari ?)

Vendosni trumzë të freskët në një filxhan dhe derdhni ujë të nxehtë, lëreni për 15 min ose më shumë. Hiqni trumzën ose kullojeni. Embelsojeni me mjaltë të papërpunuar dhe / ose limon.

*Marrë nga medicalmedium