Shije

Përpara jush, ëmbëlsira më e mirë në botë

Përpara jush, ëmbëlsira më e mirë në botë

TasteAtlas ka shpallur Pastel de Belém të Portugalisë si ëmbëlsirën më të mirë në botë për vitet 2025/2026.

Shpesh ngatërrohet me pastel de nata, por varianti “Belém” është receta origjinale e tartës me krem, e krijuar në lagjen Belém të Lisbonës.

Për më shumë se 200 vjet, receta është mbajtur sekret dhe përdoret vetëm në pastiçerinë ikonike Pastéis de Belém, çka e dallon plotësisht nga çdo tartë tjetër me krem në botë.

Ky vlerësim nxjerr në pah trashëgiminë e pasur gastronomike të Portugalisë.

Pastel de Belém është pararendësi i pastel de nata: një tartë me petë krokante, e mbushur me qumësht, vezë, sheqer, limon dhe kanellë.

Ndërsa pastel de nata është varianti i njohur në të gjithë Portugalinë, vetëm tarta e prodhuar në Belém, sipas recetës 200-vjeçare, mban emrin Pastel de Belém dhe pikërisht kjo e ka bërë fituesen e TasteAtlas për ëmbëlsirën më të mirë në botë.