Shije

Nutella vegane do të shitet në supermarketet e Italisë

Nutella vegane do të shitet në supermarketet e Italisë

Ferrero po planifikon të krijojë një version të Nutella-s me perime për raftet e supermarketeve të Italisë. Versioni i ri nuk do të ketë gjurmë të përbërësve me origjinë shtazore.

Gjigandi i çokollatës Fererro po krijon një version vegan për të dalë në shitje në supermarketet e Italisë këtë vjeshtë.

Origjina e Nutellës daton që në Luftën e Dytë Botërore, kur kakaoja ishte e kufizuar dhe e shtrenjtë. Si rezultat, prodhuesit e çokollatës kërkuan mënyra të reja për të prodhuar produktet e tyre duke përdorur përbërës të tillë si lajthitë. Udhëtimi i vetë Nutella-s filloi në vitin 1964 me shitjen e kavanozit të parë të lajthisë në Piemonte, Itali. Logoja ikonë e kompanisë u shfaq në skenën mbarëbotërore vitin e ardhshëm, me shitjet që u zgjeruan nga Italia në Gjermani, Francë dhe Australi.

Fererro shpreson se misioni për t`u shërbyer tendencave të reja ushqimore përmes përhapjes së tij me bazë bimore do të sjellë një emocion për familjet vegane.

Lajmi për ardhjen e Nutella Plant-Based vjen pas një viti rritjeje të konsiderueshme të prodhimit, me 20% të shitjeve.