Shije

Një recetë për drekën e sotme, Suxhuk pule me thjerrëza dhe lakër kale

Një recetë për drekën e sotme, Suxhuk pule me thjerrëza

Përbërësit:

Vaj ulliri

Suxhuk (sallam) pule i freskët

1 qepë e prerë në kubikë

2 thelpinj hudhër të grirë

1 lugë çaj rozmarinë të freskët (të grirë)

Një majë luge çaji me fara koperi

3 karota të prera kubikë

1 filxhan me thjerrëza kafe, të shpëlara

6 gota lëng pule ose perimesh me natrium të ulët

1 tufë lakër kale

Kripë kokërrmadhe

Kjo recetë duhet të përfshihet në Detoks.

Përgatitja:

Nxehni tiganin. Shtoni vajin e ullirit dhe pastaj suxhukun e pulës të bërë copa-copa. Lëreni të skuqet sa t`i jepni një ngjyrë.

Nxireni nga tigani.

Nëse është e nevojshme, shtoni pak më shumë vaj në tigan, pastaj shtoni qepët, hudhrën, lakrën dhe kripën. Lëreni të gatuhet dhe të zbutet për rreth 5 minuta. Shtoni karotat dhe gatuajini edhe për 5 minuta. Shtoni thjerrëzat dhe suxhukun e pulës dhe trazojini të miksohen. Shtoni lëngun. Mbulojeni. Gatuajini për 30 deri në 45 minuta derisa thjerrëzat të zbuten. Shtoni në fund lakrën e grirë kale dhe gatuajeni edhe për 5 deri në 10 minuta.

*Receta e Goop u përshtat në shqip nga Tiranapost.al