Një ide për ballkonin në verë nga blogerja Uarda Shahinaj
E Martë 11 Gusht 2020, 16:46
TiranaPost
Nuk është e nevojshme hapësira, as të shpenzoni para, mjafton një ide sa e thjeshtë dhe ekonomike për ta kthyer një ballkon magjik.
Për këtë vjen në ndihmë blogerja Uarda Shahinaj, që veç ushqimeve të shijshme që gatuan, me siguri kontrolloni profilin e saj iu ka tërhequr vëmendjen ballkoni.
Kompleti dy karrige dhe tavolinë me motivet blu, një qilim i vogël, ndodhen në cepin e ballkonit, por diferencën e bëjnë detajet.
Jastëkët me motive verore dhe vargu i dritave përgjatë parvazit prej druri, e shndërrojnë në një nga hapësirat më të preferuara të shtëpisë.
Shtuar faktit që pamja që ofrohet përpara është një dashuri më vete.