Shije

Nëse të ka marrë malli për thjerrëzat e dimrit mund t`i hash byrek në verë

Nëse të ka marrë malli për thjerrëzat e dimrit mund t`i

Përbërësit:

1 pako Peta për byrek

300 gr. Thjerza

2 kokrra Qep

300 gr. Gjoks Pule

1 lugë e vogël Kripë

2 lugë të vogla Curry

disa degë Trumëz

1 gotë Qumësht

3 lugë Gjalpë i shkrirë

2 lugë Vaj ulliri

2 thelpinjë Hudhra

1 gotë Kos

1 gotë Lëng pule

1 tuf e vogël Koper

Zjeni më parë thjerrzat.

Grini trashë qepën dhe vendoseni të kaurdiset me vaj ulliri, curry dhe ca gjethe trumze, kriposeni piperoseni dhe bashkoni dhe mishin e pulës. Përzijeni dhe lëreni që shijet të aromantizohen. Bashkoni dhe thjerrzat me pjesën tjetër dhe shtoni dhe lëngun e pulës. Lëreni të zjehet paksa derisa lëngu të përthahet por jo plotësisht. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Tani përzieni mirë gjalpin me vajin dhe qumështin.

Shtroni petat në një tavë duke i spërkatur me përzierjen me qumësht dhe gjalpë, bëni sa shtresa të dëshironi, unë bëra rreth 12 shtresa. Në mes derdhni mbushjen me thjerza, përthyeni anët dhe spërkatini bollshëm me qumësht dhe gjalpë qe mos thahen gjatë pjekjes. Pjesën e qumshtit që mbetet derdheni sipër thjerzave. Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 30-35 minuta ose derisa shikoni që ka marr ngjyrën e bukur sipër. Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni me kosin e përzier me hudhra dhe koper te cilin mund ta shtoni si salcë sipër për freski.

*Receta nga Adda`s All