Mos prit Vitin e Ri për të gatuar gjelin. Bëje sot për drekë, sipas kësaj recete

Përse të presësh deri për Vitin e Ri për të gatuar gjelin në furrë? Mund ta bësh edhe sot sipas recetës së Adda`s All. Kohë ke plot deri në drekë kështu që përvishi mëngët.
Përbërësit:
1 Gjel i vogël
2 lugë Gjalpë
1 lugë Mustardë
2 lugë Vaj ulliri
3-4 lugë Lëng limoni
2 lugë të vogla Kripë
1 lugë Erëza Provence
Pak Piper të zi
Pak Pluhur hudhre
1 gotë Vere e Bardhë
Disa degë Rozmarin
Disa thelpinjë Hudhra
Përgatitja
Nëse keni mundësi marinoni gjelin që një natë më parë në të kundërtën disa orë i mjaftojnë. Pra bashkoni të gjithë përbërësit e marinimit dhe lyeni mirë gjelin nga të gjitha anët, më pas lëreni të marinohet.
Kaloi koha e marinimit nxehni fortë zgarën e Tescoma-s dhe kur të jetë gati thekëriseni gjelin nga ana e lëkurës derisa ti kijohen ato vijëzimet e bukura që krijohen nga zgara.
Më pas kthejeni nga ana tjetër, shtoni në tavë 1 gotë verë të bardhë degë rozmarine dhe disa thelpinjë hudhër të pa qëruara, mbulojeni më pas mishin me letër furre dhe vendosni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 50 minuta. Më pas ngrijeni temperaturën e furrës në 200°C dhe hiqeni letrën mishit në mënyrë që të theket mirë nga të gjitha anët dhe të marri ngjyrën e bukur të kuqerremt.
Shërbejni me patate furre ose pilaf.