Shije

Ëmbëlsoje të shtunën me syltjash të pjekur sipas recetës së Adda`s All

Ëmbëlsoje të shtunën me syltjash të pjekur sipas

Nëse të ka marrë malli për ëmbëlsirën e fëmijërisë, mund t`ia riprovosh shijen, por duke eksperimentuar. Adda`s All sugjeron që syltjashi të piqet.

Përbërësit:

2 gota oriz per rizoto rreth 200 gr.

150 gr. sheqer

1 lugë gjalpë

1 limon

1 lugë kafe vanilje ose një shkop i freskët akoma dhe më mirë

2 litra qumësht

2 lugë niseshte

luleshtrydhe

kanell

bajame ose arra

1 e verdhë veze

gjethe mëndre

Përgatitja:

Vazhdoni përgatitjen si një sultjash normal duke vën orizin të ziej me ujë në zjarr të ulët derisa të ziejë mirë dhe të fillojë të shkërmoqet.

Nga qumshti hiqni gjysëm gote dhe shkrini në të niseshten.

Shtoni qumshtin te orizi sëbashku me vaniljen, sheqerin, lëkurat e grira imët të limonit dhe gjalpin. Përzijeni vazhdimishtë që mos ju ngjitet derisa të fillojë të marr val. Lëreni kështu të ziej për disa minuta, pastaj shtoni niseshten e holluar dhe lëreni mbi zjarr derisa të trashet paksa. Jo shumë pasi ju thahet në furrë më pasë

Kur të jet trashur mjaftueshëm ndajeni në tava individuale ose në një të vetme.

Rrihni të verdhën e vezës me pak qumësht dhe lyeni sipërfaqen e sultjashit me të duke e hapur me kujdes me kurrizin e një luge.

Vendoseni të piqet në 180°C për 25- 30 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja fillon e skuqet dhe ka marr ngjyrë të bukur.

Lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Para se ta shërbeni pluhëroseni me kanell dhe dekorojeni me copa frutash, bajame ose arra ( që unë te kjo tava e vogël nga nxitimi për foto harrova tja hidhja ) dhe gjethe mëndre.

Dhe nëse dëshironi dhe me një lugë akullore me vanilje.