Limonada me aromë livando që largon ankthin dhe stresin
Limonada me aromë livando është një pije verore, freskuese dhe aromatike, e freskët dhe e shijshme e bërë me bazën e limonadës, por me mjaltë në vend të sheqerit dhe shtimin e degëzave të livandës. Njëherësh me freskimin do shijoni një pije pastruese dhe relaksuese falë vetive të livandës, ideale për të luftuar ankthin dhe stresin.
Për ta përgatitur, duhen vetëm 4 përbërës: ujë, lëng limoni, degëza livando dhe mjaltë. Mbajeni në frigorifer, në mënyrë që ta konsumoni të freskët në orët më të nxehta dhe shërbejeni edhe për mysafirët.
Përgatitja:
Lani me kujdes degëzat e livandës dhë lërini mënjanë. Ujin vendoseni në një tenxhere të madhe dhe shtoni mjaltin dhe livandën dhe lëreni të ftohet. Ndërkohë lani limonët dhe shtrydhini për t`i marrë lëngun. Kujdes, eliminojini të gjitha fijet dhe bërthamat.
Filtroni dhe ujin e tenxheres me linvandë dhe shtojini lëngun e limonit. Lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën dy orë.
*Burimi cookist.it