Ky është keku i verës që hahet me lugë. Provoje në shtëpi
Ke dëgjuar ndonjëherë për kekun që hahet me lugë? Më poshtë ke recetën. Provoje në shtëpi që sot.
Receta për katër persona
Koha: 30 minuta
Përbërësit
½ e filxhanit / 115 gram gjalpë i shkrirë
145 gram luleshtrydhe
⅔ e filxhanit / 150 gram sheqer kaf
½ e filxhanit / 120 mililitra qumësht në temperaturën e dhomës
½ lugë çaji me kripë
1 filxhan / 130 gram miell
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
Akullore me vanilje
Përgatitja
Ngroheni furrën në 350 gradë dhe lyeni tavën me gjalpë.
Duke përdorur duart ose pjesën e pasme të një piruni, shtypni luleshtrydhet për të lëshuar lëngun dhe përziejini me një pjesë të sheqerit kaf.
Në një tas mesatar, rrihni së bashku gjalpin e shkrirë, pjesën e mbetur të sheqerit kaf, qumështin dhe kripën, më pas shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje dhe vazhdoni t`i rrihni.
Hidheni gjithë brumin në tavë dhe vendosni sipër luleshtrydhet megjithë lëngun që doli prej tyre.
Vendoseni në furrë dhe piqeni për 20-25 minuta.
Bëni kontrollin me kruajtësen e dhëmbëve për të parë nëse është pjekur.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 3 deri në 5 minuta para se ta hidhni në tas. Shërbejeni me akullore.
*Burimi Cooking Nytime