Shije

Kek me Nutella me vetëm dy përbërës

Kek me Nutella me vetëm dy përbërës

Nise ditën me shije dhe aromë të mirë. Kuzhinieri Rob Nixon nga Perth i Australisë ndau në Tik Tok recetën e tij të kekut që po bën xhiron e rrjetit.

Gjithçka që të duhet janë 8 vezë dhe një Nutella. Ndize furrën në 180 gradë, pastaj rrih vezët. Pastaj hidh nutellën mbi vezë dhe përzieji mirë. Sigurohu që të mos jetë e ngrirë. Ndaj nëse e mban në frigorifer, nxire 1 orë para qëtë shkrijë mirë.

Kur t`i kesh bashkuar vezët me Nutellën, hidhe përbërjen në një tavë për pjekje dhe lëre në furrë për 40 minuta të piqet.

Lirë dhe mirë!

*Burimi Metro