Shije

Ke provuar ndonjëherë kek me spinaq? Receta sipas Adda`s All

Ke provuar ndonjëherë kek me spinaq? Receta sipas Adda`s All

Meqë të gjithë janë në shtëpi dhe kanë kohë të lajnë e grijnë spinaqin, keku i kripur me të e me vezë do ishte zgjidhja perfekt për mëngjese ose pasdite të shëndetshme.

Ke provuar ndonjëherë kek me spinaq? Receta sipas Adda`s All

Ke provuar ndonjëherë kek me spinaq? Receta sipas Adda`s All

Adda`s All e ndau recetën në Instagram.

“Kek i kripur me spinaq dhe vezë
Jemi gati të presim Pashkët mungojnë vetëm lepurushat
Perberesit dhe masat i keni ne foto.
Masat janë bërë me gotat një përdorimshme plastike ‍
Prisni imët spinaqin.
Bashkoni bashkë lëndën e thatë miell, kripë dhe pluhur pjekës dhe piper të zi. djathe
Në një tjëtër enë rrihni vezët me kosin, shtoni pak nga pak vajin dhe qumshtin, bashkoni dhe djathin e grirë. Përzijeni mirë. Tani bashkoni me vezët dhe kosin, lëndën e thatë pra miellin me kripë dhe pluhur pjekës duke e situr. Përziejeni përsëri dhe në fund bashkoni proshutin spec të prer në copëza të vogla dhe spinaqin. Przijeni me delikates me një spatul kuzhine.
Lyeni një formë për kek të kripur me pak vaj dhe shtroni brenda në të letër kuzhine, lyeni letrën dhe nga brenda që të ngjitet mirë pas mureve të tavës. Derdhi një pjes të brumit brenda, në mest shtroni vezët e ziera në rjeshtë dhe mbulojeni me pjesën tjeter të brumit. Sipër shtoni farat e pishësh dhe spërkateni me parmixhano të grirë. Shtoni dhe pak vaj në sipërfaqe. Piqeni në furrën e ngrohur me parë në 180°C statik, 160°C ventilim për 30-40 minuta. Bëni provën e shkopit.
Lëreni të kulloj mirë para se ta prisni”.

View this post on Instagram

A post shared by Adda’s All by Uarda Shahinaj (@addasall) on

Tiranapost.al